THEMELIMIMe kërkesë të Kuvendit Komunal të Ulqinit, Drejtoria për tatime e Qeverisë së Malit të Zi, duke u bazuar në kërkesën për regjistrim kanë marrë vendim për themelimin e INSTITUCIONIT PUBLIK QENDRA DITORE PËR FËMIJË DHE TË RINJ ME PENGESA DHE VËSHTIRËSI NË ZHVILLIM ”SIRENA” në Ulqin, Bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n. Ulqin, numri i regjistrit 8-0024737/001, me datë 16.06.2012. Pas regjistrimit Qendra ditore ka filluar procesin e punës si shërbim social për fëmijë dhe të rinjë me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, i bazuar në qasjen intersektore në të cilën ofrohen shërbimet: e socializimit, kujdesit, aftësimit për aktivitete të pavaruara si dhe punën edukativo-arsimore në të cilin fitohen aftësitë për përditshmëri. QËLLIMIQëllimet e Qendrës ditore janë promovimi i drejtave të barabarta të fëmijëve dhe të rinjëve me pengesa dhe vështirësi në zhvillim, socializimi i tyre, si dhe integrimi i tyre në shoqëri si përfshirje sociale. Qendra ditore ka hapësirat për punë individuale dhe në grup, hapësirat për terapi fizikale si dhe kuzhinën në të cilën fëmijët ushqehen. SHËRBIMETQendra ditore shfrytëzuesve të vet u ofron këto shërbime: -Qëndrimi ditor, SHFRYTËZUESIT E SHËRBIMEVE TË QENDRËS DITORETë drejtën e shfrytëzimit të Qendrës ditore e kanë fëmijët dhe të rinjët me pengesa dhe vështirësi në zhvillim prej moshës 7 deri në 27 vjeç. Kjo qendër gjithashtu ofron shërbime edhe për fëmijët e moshës 3-7 vjeç të cilët kanë pengesa në zhvillim, fëmijë këto që njëkohësisht frekuentojnë institucionet parashkollore. Pranimi i këtyre fëmijëve bëhet me vendimin e komisionit për vlerësim pranë sekretariatit për administratë dhe veprimtari shoqërore në Ulqin. Në bazë të këtij vendimi bëhet pranimi në IP Qëndren ditore. TË PUNËSUARITDeri më tani në kohë të pacaktuar janë të punësuar: drejtori, edukatorje, llogaritari, vozitësi-shtëpiaku si dhe një pastruese. Në mungesë të kuadrit kemi të angazhuar: psikolog – drejtimi klinik si dhe një fizoterapeut të cilët kanë dhënë të gjitha provimet për studimet master dhe u kanë mbetur vetëm provimi i diplomës, derisa logopedi është në vitin e tretë të studimeve. Sipas rregullores për organizim të brendëshëm dhe sistematizimit të vendeve të punës janë të parapara 13 vende pune. ORARI I PUNËS DHE AKTIVITETEVEQendra ditore punon prej orës 7.30 deri 15.30. Me ardhjen, fëmijët në Institucionin tonë zhvillojnë mundësitë e veta, aftësohen për punë dhe jetë të pavarur. Këtu punohet në arritjen e individualitetit dhe kreativitetit të fëmijëve dhe të rinjëve,falë ndihmës së madhe të dhënë përmes durimit dhe profesionalizmit të ekipit profesional. |